Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit të të dyshuarit Dejan Pantiq, avokatit Ljubomir Pantoviq dhe pëlqimin e Prokurorisë Speciale, që masa e arrestit shtëpiak, të dyshuarit për terrorizëm Pantiq t’i zëvendësohet me dorëzani në shumën prej 30 mijë euro.
Lajmin e ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi”, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
Gashi ka theksuar se Prokuroria nuk kishte bërë kërkesë për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak.
“Ju njoftojmë se gjykata nuk ka pranuar kërkesë për vazhdimin e arrestit shtëpiak nga ana e PSRK-së. Mirëpo, me datën 04.09.2023 nga mbrojtësi i të pandehurit D.P av.Ljubomir Pantovic, gjykata ka pranuar kërkesën për zëvendësimin e masës së arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, ashtu që me datën 05.09.2023 gjykata nga Prokurori i Shtetit nga PSRK ka pranuar parashtresën-pëlqimin me të cilën ka propozuar që masa e arrestit shtëpiak kundër të pandehurit D.P të zëvendësohet me masën e dorëzanisë sipas nenit 177 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 të KPP-së, pas deponimit të shumës prej 30.000.00 Euro”, thuhet në përgjigjen e Gashit.
Andaj, sipas Gashit, Gjykata më 6 shtator 2023 ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit Pantoviq.
“Gjykata Themelore Prishtinë – Departamenti Special, me aktvendimin numër PPPS.nr.63/22, me datë 06.09.2023 ndaj të pandehurit D.P ka aprovuar kërkesën e mbrojtësit, ashtu që ka zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak me masën e dorëzanisë, duke caktuar dorëzaninë ndaj të pandehurit D.P, në shumën prej 30.000.00 Euro”, thuhet më tej.
Pantiq ishte pjesë e Policisë së Kosovës deri në nëntor të vitit të kaluar, kur braktisi institucionet së bashku me serbët e tjerë në veri të Kosovës.
Ai u arrestua një muaj më vonë në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, nën dyshimin për “terrorizëm në bashkëkryerje”. Ai dyshohet për sulm ndaj zyrtarëve policorë dhe atyre të komisionit zgjedhor.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…
Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…
Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…