Vatikani ka njoftuar anulimin e të gjithë audiencave të Papës për ditët në vijim.
Burime nga spitali Gemelli ku ai ëhstë shtruar informojnë se Papa Françesku është në krizë frymëmarrje me probleme kardiake e makineri të posaçme në dhomë.
Mediat italiane raportojnë se Papa është diagnostikuar me fibrilacion atrial.
Ai do të qëndrojë në spital për disa ditë për t’iu nënshtruar kontrolleve të mëtejshme.
Stafi më i afërt me Papa Françeskun, përfshirë sistemin e sigurisë, janw mobilizuar për të kaluar natën në poliklinikën universitare.
U pezulluan gjithashtu audiencat e planifikuara për të enjten dhe të premten.
Më 4 korrik 2021, Papa Françesku iu nënshtrua një operacioni në zorrën e trashë në të njëjtin spital. Shtrimi në spital, në atë rast, ka zgjatur rreth dhjetë ditë.