Papa i kërkon Zotit të ngutet dhe t’i japë fund luftës në Ukrainë

Papa Françesku ka dënuar valën e fundit të sulmeve me raketa nga Rusia në Ukrainë, duke i kërkuar Zotit që të ngutet dhe t’i japë fund luftës atje, shkruan Sky News.

Në një fjalim para audiencës së tij të përgjithshme në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, Papa bëri thirrje për një armëpushim për të shmangur rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit.

Megjithatë, ai nuk përmendi incidentin e fundit në Poloni.

“Mësova me dhimbje dhe shqetësim për një sulm të ri dhe më të ashpër me raketa në Ukrainë, i cili shkaktoi vdekje dhe dëmtime në shumë infrastrukturë civile”, ka thënë Papa.

“Le të lutemi që Zoti të konvertojë zemrat e atyre që ende vënë baste për luftën dhe bëjnë që dëshira për paqe të mbizotërojë në Ukrainën martire, në mënyrë që të shmanget përshkallëzimi dhe të hapet rruga për një armëpushim dhe dialog. Ne mund të lutemi për Ukrainën duke thënë, ‘Shpejto, Zot’ “, ka thënë Papa.

Dje, Rusia lëshoi ​​110 raketa dhe 10 dronë sulmues të prodhuar nga Irani në Ukrainë, ka thënë shtabi i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës.