Një defekt në sistemin elektronik i Bankës së Irlandës, ka shkaktuar mbrëmjen e djeshme incidente pranë një ATM-ve në mbarë vendin, pasi mijëra klientë u vendosën në radhë nëpër ATM, duke u përpjekur të përfitonin.
Banka njoftoi klientët herët pasditen e djeshme se kishte një problem me aplikacionin e saj online dhe faqen e tyre, pasi u përmbyt me ankesa.
Ndërkohë, në mbrëmje, klientët zbuluan se mund të tërhiqnin para nga ATM-të edhe nëse llogaritë e tyre ishin bosh.
“Lajmi u përhap me shpejtësi pas orës 17:00 dhe njerëzit nxituan të merrnin para që nuk i kanë të tyret. Është sikur të tërheqësh para falas”, tha një prej atyre që priste në radhë.
Në disa raste, defekti me aplikacionin online i lejoi njerëzit që nuk kishin para në llogarinë e tyre të transferonin deri në 1000 € në llogaritë e tyre në Revolut. Më pas ata mund t’i tërhiqnin paratë përmes çdo ATM-je.
Pavarësisht se histeria u bë kolektive dhe qindra vetë arritën të marrin para që nuk i kishin, Garda e Irlandës tha në një njoftim se çdo cent i tërhequr do të duhet të kthehet pas.
Edhe Banka e Irlandës në një deklaratë të bërë në orët e vona të mbrëmjes së të martës paralajmëroi klientët se çdo para e marrë nga llogaria e tyre do të debitohet.