Në Veri të vendit është duke u protestuar nga strukturat serbe, pas shkarkimit të ish-drejtorit të Drejtorisë Rajonale të Policisë, Nena dGjuriq.
Pjesë e kësaj proteste është edhe ish-ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal, Ivan Todosijeviq.
Todosijeviq është hasur në rrugët e sheshit “Car Llazari”, rreth 3 javë pasi u dënua me 1 vit burgim nga Gjykata Themelore e Prishtinës.
Mbi të rëndon akuza “Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”, pasi e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut.