I është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji të pandehurit E.M., për aksidentin e shkaktuar më 6 qershor në rrugën magjistrale Ferizaj-Shtime, në të cilin vdiqën katër persona.
Sipas njoftimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj, aksidenti ka ardhur pas pakujdesisë së E.M.. Në njoftim bëhet e ditur se duke mos i respektuar rregullat e komunikacionit, i pandehuri, me veturë “Audi A8” ka kryer tejkalim në vijë të plotë dhe me pjesën e përparme të automjetit e ka goditur veturën “Golf 2” në të cilën vdiq drejtuesi N.R. dhe tre pasagjerë, Xh.R., S.R. dhe një i mitur.
Nga aksidenti, lëndime ka pësuar edhe pasagjerja I.R. Te vetura e të pandehurit, pos tij, janë lënduar edhe pasagjeret L.H. dhe Y.H. E.M. dyshohet për veprën penale të rrezikimit të trafikut publik.