LAJME

Parakalimi i çmendur në Elbasan-Librazhd, gjobë dhe jo heqje patente(!)

Ndodh që maunia të parakalojë, apo dhe trajleri, siç parakalon dhe autobusi, por këto në autostrada dhe mundësisht në sa më pak lëvizshmëri apo trafik.

Por një parakalim mauneje në aksin Elbasan-Librazhd, një nga segmentet më të ngarkuara dhe me risk të lartë aksidenti, prej kufijtë e çmendurisë.

Rrugoja njofton ndëshkimin e njeriut në timon që e ka bërë këtë, duke potencuar vlerën e lartë të pretenduar të gjobës e jo heqje patente, pa thënë nëse ka qenë apo jo në rregull nga trutë e kokës kur ka guxuar të parakalojë aty ku as me automjet të vogël nuk duhet guxuar.

“Në lidhje me një video të postuar në portalin(…), në të cilën shfaqet një kamion duke kryer parakalim të gabuar në aksin rrugor Elbasan-Librazhd’, në segmentin ku nuk lejohet parakalimi dhe në kthesë me rrezikshmëri për t’u përfshirë në ngjarje rrugore, ju informojmë se:

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Elbasan kanë identifikuar drejtuesin e kamionit, shtetasin A. R., dhe kanë vendosur ndaj tij, masën administrative 32 000 lekë të rinj, bazuar në nenin 146, pika 10 dhe 16, në nenin 141, pika 10, dhe në nenin 127, pika 3, të Kodit Rrugor.   

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

30 minuta ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

3 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

3 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

5 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

18 orë ago