FOTO&VIDEO

Paralajmërim për përmbytje, apelohet për kujdes

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca e Prishtinës ka paralajmëruar qytetarët që të kenë kujdes, pasi do të ketë rënie të temperaturave nga 13 deri më 3 tetor. 

Nga Drejtoria është thënë se në disa zona malore të kryeqytetit pritet të ketë edhe reshje bore.

“Sipas të dhënave të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nga 1 deri më 3 tetor 2025 pritet të ketë reshje të dendura shiu në Prishtinë dhe rrethinë. Këto reshje mund të shkaktojnë probleme në qarkullim, rrezik për përmbytje të shpejta, si dhe vështirësi në zonat urbane. Temperaturat pritet të ulen ndjeshëm, duke arritur deri në 1–2°C. Në zonat malore pranë Kryeqytetit ka gjasa të shfaqen reshje bore, sidomos gjatë netëve më të ftohta ose në rast të reshjeve të vazhdueshme. Këshillë për qytetarët: Kujdes në komunikacion për shkak të lagështisë dhe mundësisë së akullit; Shmangni lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara nga përmbytjet. Ju lutemi që të jeni të kujdesshëm dhe të merrni masat e nevojshme për siguri”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë në Facebook.

Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar se duke filluar nga 1 tetori deri më 3 tetor i gjithë vendi do të përfshihet fillimisht nga reshje të shiut, të cilat më të shprehura do të jenë në pjesën lindore dhe juglindore, e që do të kenë potencial për të krijuar edhe vërshime të shpejta.

Më të përfshirë do të jenë pellgu i Moravës së Binçës dhe i Lepencit.

Po ashtu parashihet që të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave dhe si pasojë reshjet e shiut do të kthehen në reshje bore, sidomos në zona më të larta malore. Por, pritet të ketë edhe në zona më të ulëta.

“Duke pasur parasysh, verën shumë të thatë, nuk parashihet të ketë përmbytje lumore”, u tha nga IHMK.



FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

5 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

7 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

7 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

8 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

8 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

11 orë ago