BREAKING NEWS

Paralajmërime për “një tjetër Çernobil” në Ukrainë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, paralajmëroi për një fatkeqësi bërthamore në Ukrainë, pas takimit të parë sy më sy me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky, qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në fund të shkurtit.

Të enjten, Erdogan dhe shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres u takuan për bisedime me Zelenskyn në Lviv, në perëndim të Ukrainës.

Pas luftimeve në afërsi të centralit më të madh bërthamor në Evropë, Zaporizhja, që kontrollohet nga rusët, janë rritur shqetësimet në mesin e liderëve botërorë, teksa shefi i OKB-së, Antonio Guterres ka paralajmëruar gjatë takimit me Erdoganin se çdo dëmtim në këtë central ukrainas, do të përbënte “vetëvrasje”.

“Ne jemi të shqetësuar. Nuk duam një Çernobil tjetër”, tha Erdogan gjatë konferencës për media pas takimeve në Lviv.

Ai siguroi Zelenskyn se Turqia është aleate e Ukrainës.

“Përderisa ne vazhdojmë përpjekjet tona për gjetjen e një zgjidhjeje, ne jemi në anën e miqve tanë në Ukrainë”, tha Erdogan.

Guterres, në anën tjetër, tha se ishte “thellësisht i shqetësuar” lidhur me situatën në centralin e Zaporizhjas. Ai tha se kjo uzinë bërthamore duhet të çmilitarizohet, duke shtuar se “ne duhet ta themi siç është: çdo dëm i mundshëm në Zaporizhja është vetëvrasje”.

Erdogan, që ka një rivalitet të madh gjeopolitik me Kremlinin, por mban lidhje të ngushta pune me presidentin Vladimir Putin, u takua me liderin rus para dy javësh në Soçi të Detit të Zi.

Erdogan dhe Guterres ishin ndërmjetësuesit kyçë të marrëveshjes së arritur muajin e kaluar në Stamboll, që mundësoi rikthimin e eksporteve të drithërave nga Ukraina, pasi portet ukrainase përmes së cilave transportohen drithërat, u bllokuan pas nisjes së pushtimit rus.

Deri më tani, raportohet se 25 anije me dërgesa bujqësore janë larguar nga Ukraina, nën marrëveshjen e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia.

Ukraina dhe Rusia janë dy prej eksportuesve më të mëdha të drithërave në botë. Ndalimi i eksporteve nga këto dy shtete nxiti rritjen e çmimeve dhe rriti frikën për mungesë të ushqimeve në glob.

Guterres deklaroi në Ukrainë se shpreson që palët të intensifikojnë përpjekjet për të rritur operacionet në tri portet ukrainase në jug të Ukrainës.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që të rriten operacionet për të përballuar dimrin”, tha ai.

Guterres të premten do të vizitojë edhe Odesën, ku gjendet porti që përfshihet në marrëveshjen për eksportet. Më pas ai do të vizitojë edhe Turqinë, ku gjendet qendra që mbikëqyr eksportet.

Vizitat e dy liderëve në Ukrainë vijnë teksa të enjten dhe në orët e para të së premtes kanë vazhduar luftimet e ashpra në Ukrainë.

Nga bombardimet në qytetin e Harkivit dhe në Krasnograd janë vrarë të paktën gjashtë persona të enjten, ndërkaq në orët e para të së enjtes është raportuar për granatime në qytetin e Nikopolit, ndërkaq kreu i Mikolajivit ka raportuar “për shpërthime masive”.

Shpërthime janë raportuar edhe në Krimenë e okupuar nga Rusia.

“Provokime në Zaporizhja”

Luftimet në javët e fundit janë përqendruar përreth rajonit jugor të Zaporizhjas, dhe centralit që gjendet aty. Zelensky i ka bërë thirrje OKB-së që të garantojë siguri në central, teksa ka fajësuar Rusinë se “qëllimshëm” po sulmon këtë ndërtesë bërthamore.

Rusia mori kontrollin e centralit në Zaporizhja në mars dhe që atëherë është rritur frika për ndonjë incident të mundshëm bërthamor.

Më 18 gusht, Moska hodhi poshtë akuzat e Ukrainës se forcat e saj po dislokonin armatime të rënda në Zaporizhja dhe e akuzoi Kievin se po përgatit “një provokim” në central. Por, Kievi insistoi se Moska është ajo që po përgatit “një provokim” në Zaporizhja.

Rusia po ashtu ka kundërshtuar një plan të prezantuar nga OKB-ja për çmilitarizimin e Zaporizhjas.

Përgatiti: Mimoza Sadiku


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

‘Tërhiqet’ Britania, lejon SHBA të përdorin bazat e saj për sulme ndaj Iranit në Hormuz

Qeveria e Britanisë së Madhe ka ndryshuar qëndrim dhe ka miratuar përdorimin e bazave të…

1 orë ago
  • POLITIKE

Deklarata e Erdogan për Fitër Bajram: Zoti e shkatërroftë Izraelin

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka bërë një deklaratë të fortë këtë të premte…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump i ashpër me NATO-n: Jeni frikacakë, do ta mbajmë mend

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka sulmuar ashpër aleatët e NATO, duke i quajtur “frikacakë” për…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Xhamia e Pashës në Tetovë: Janë prerë kabllot e zërimit të xhamisë nga persona të panjohur

Xhamia e Pashës në Tetovë njofton se janë prerë kabllat e zërimit të xhamisë nga…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

VIDEO/ Shakaja “pa kripë” e Trump “prish” fytyrën e Takaichit! Presidenti i kujton sulmin e Japonisë ndaj SHBA-së

Donald Trump krijoi një moment jashtëzakonisht të sikletshëm për kryeministren e Japonisë, Sanae Takaichi, në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

21 orë ago