POLITIKE

Paramilitari serb përkrah spiunin rus në Këshillin e Evropës

Dejan Beric, njëri nga paramilitarët më të njohur serbë që lufton në krah të forcave separatiste proruse në Krime, ka përkahur senatorin rus Aleksey Kondratyevin për t’u zgjedhur si raportues i Këshillit të Evropës për Kosovën.

Në një status në Facebook, Dejan Beric ka thënë se, “para 5-6 ditësh kemi folur (me Kondrayevin) për këtë temë. Tash do të fillojnë gënjeshtrat ndaj meje veçmas nga Gjermania. Dhe nuk shkoi shumë gjatë, më dërgoi se çka ka thënë BILD-i gjerman. E kanë paraqitur si të alkoolizuar, qejfli grash, të plagosur nga përleshja me shqiptarët për shkak të femrave”, ka thënë ndër të tjera Beric lidhur me Aleksey Kondratyevin.

Aleksey Kondratyev, sipas të dhënave të siguruara nga RTK, e të cilat i transmetoi edhe media e njohur gjermane BILD, ka shërbyer në Kosovë gjatë vitit 2001 në kuadër të forcave ruse brenda KFOR-it.

“Në një incident që kishte ndodhur më 4 shtator 2001, Andrey Kondratyev”, kishte thënë një zyrtar i lartë i institucioneve të sigurisë në Kosovë, “ka dyshime të bazuara se Kondrayev është përpjekur që ta rrëmbejë një femër në një lokal nate në Prishtinë, me ç’rast ka ardhur deri te përleshja fizike dhe plagosja e disa personave dhe vet Kondrayevit”.

Aleksey Kondratyev ka qenë pjesë e shërbimeve të inteligjencës së Ushtrisë së Rusisë, ndërsa që nga koha kur është në jetën politike, janë shënuar shumë aktivitete të tija, ndër të tjera edhe takimi me diktatorin sirian Bashar Al-Asadin.

Votimi për zgjedhjen e raportuesit për Kosovën bëhet nesër në Berlin. Kundërkandidat të tij janë edhe një gjerman dhe një holandez. Kundërshtimin zgjedhjes së mundshme të Kondratyevit e ka artikuluar ashpër gjithë shoqëria kosovare. Para fillimit të takimit të Këshillit të Evropës që mbahet në Berlin, komuniteti shqiptar i diasporës do ta kundërshtojë me protesta mundësinë e zgjedhjes së Kondratyevit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

10 minuta ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

4 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

15 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

16 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

22 orë ago