National Geographic i ka kushtuar një reportazh Voskopojës.
Teksa e cilëson si ‘Parisin e Ballkanit’, në artikull shkruhet se në Voskopojë gjendjen 5 kisha ku shfaqet madhështia e artit të afreskut të krishterë ortodoks.
“Nuk ka objekte të tjera në Shqipëri apo në botë si kishat e Voskopojës dhe afresket e tyre. Qeveria i caktoi ato Monument Kulture dhe në vitin 2020 njohu qendrën e fshatit ku ndodhen shumica e tyre si Ansambël Historik”, thuhet ndër të tjera në artikull.
Voskopoja u cilësua si ‘Parisi i Ballkanit’ në vitin 1760 sipas disa vëzhguesve, pasi pikërisht atëherë ajo fillojë të lulëzojë.
Në atë kohë, Voskopoja kontrollonte një rrugën tregtare tokësore midis Adriatikut dhe Stambollit, që lidhte osmanët me dogët në Venecia, habsburgët në Vjenë dhe më gjerë, duke i sjellë fitime të mëdha.
Në kulmin e saj, funksiononin rreth 50 esnafe artizanale, duke tërhequr dhe trajnuar artizanë si rrobaqepës e argjendarë. Për njëfarë kohe, Voskopja kishte të vetmen shtypshkronjë në Perandorinë Osmane.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…