Parlamenti kthehet në ring, sherr masiv mes deputetëve

Një përleshje e ashpër shpërtheu mes deputetëve në parlamentin jordanez gjatë një debati për reformat kushtetuese.

Çështja më e nxehtë ishte ajo e ndryshimit të një kapitulli të kushtetutës për të drejtat e barabarta mes burrave dhe grave.

Por deputetët që e kundërshtonin këtë nismë e cilësuan atë si të padobishme, gjatë një seance që u transmetua drejtpërdrejt në kanalin televiziv Al-Mamlaka.

Në video shihen deputetët ndërsa shkëmbejnë grushte dhe sharje me njëri-tjetrin sikur të ishin në një ring boksi.

https://www.youtube.com/watch?v=GSYZTgAKUr8&ab_channel=FMImagesAlbania