POLITIKE

Partia e Macron-it ndryshon emër, nga sot do të quhet “Rilindja”

Partia e presidentit francez, Emmanuel Macron ka ndryshuar emër.

Nga sot e tutje partia e Macron-it nga “La République en Marche”  do të quhet “Rilindja”.

Anëtarët e partisë u takuan të shtunën në Carrousel të Luvrit, pak metra larg Piramidës ku presidenti më i ri i Republikës Franceze festoi fitoren e tij të parë të vitit 2017.

“Pa unitet, ekstremet do të fitojnë”, tha Macron, tashmë kryetar i “Rilindjes”, e cila fitoi raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në maj ndaj kandidates së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila fitoi 42% të votave./

Presidenti francez Emmanuel Macron fitoi ndaj rivales së tij të ekstremit të djathtë Marine Le Pen me një avantazh të qartë në zgjedhjet e së dielës, duke siguruar një mandat të dytë dhe duke shmangur kështu një tërmet politik në vend.

Zonja Le Pen e pranoi humbjen, por tha se do të vazhdojë luftën politike kundër Presidentit Emmanuel Macron në prag të zgjedhjeve parlamentare të qershorit.

44-vjeçari Macron  është presidenti i tretë që është zgjedhur për herë të dytë në këtë detyrë.

Më parë François Mitterrand dhe Jacques Chirac shërbyen dy mandate.

Në vitin 2017, Macron kishte fituar 66,06 për qind, ndërsa Le Pen 33,9 për qind.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

40 minuta ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

1 orë ago
  • KRYESORE

Irani sulmon rafineritë e naftës në Arabinë Saudite dhe Kuvajt

Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Publikohet raporti i ri, Kosova shteti më i lumtur në Evropën Juglindore

Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë është fusha South Pars, rafineria gjigante iraniane që nisi grevat e shtypura nga Pasdaranët

Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…

3 orë ago