POLITIKE

Partia serbe: “Abazovic nuk i lejon serbët të jenë në qeverinë e Malit të Zi”

Një prej liderëve të partisë pro-serbe Fronti Demokratike, Milan Knezevic u ankua për diskriminim sot ndaj serbëve dhe u qa për nismën e shkarkimit të kryetarit të kuvendit malazez Aleksa Becic, transmeton Gazeta Metro.

Knezevic që jo për herë të parë përmend si faktor përçarës dhe fajëson për mashtrim dhe komplot të rrëzimit të qeverisë Dritan Abazovic njejtë bëri edhe sot. Sipas tij është e qartë se ka ujdi me partinë e presidentit malazez Milo Djukanovic për të zëvendësuar Becic.

“Është e qartë se është ujdi me DPS nëse deputetët e URA’s do të votonin për zëvendësimin e Becic, ndryshe partner i koalicionit ” tha Knezevic për televizionin serb TV Prva.
Ai u pyet nga televizioni serb se kush na qenka armiku i Malit të Zi, Knezevic nuk hezitoi se janë ata që sipas tij kanë shkelur vullnetin e qytetarëve.

“Dritan Abazovic ishte shpallur hero i serbëve që do të mbronte gjuhën serbe…ky është ai djali kaçurrel që në mediat serbe paraqitej si hero kombëtar. Tani do të dëshiroja që mediat të vërejnë se pikërisht ai djali kaçurreli nuk po lejon që përfaqësuesit politik të popullit serb në Mal të Zi të jenë në qeverinë e re pasi konsideron se ne si serbë nga Mali i Zi do të rrënojmë integritetin dhe sovranitetin e tij” tha Knezevic.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

8 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago