Pas aksidentit tragjik reagon edhe presidenti kroat: I qëndroj afër popullit të Kosovës në këtë kohë të trishtuar
Të paktën 10 persona raportohet të kenë vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së dielës në Kroaci.
Pas këtij aksidenti ka reaguar edhe presidenti kroat, Zoran Milanoviç.
Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook i ka ngushëlluar familjarët e viktimave, gjersa u ka shprehur shërim të shpejtë të lënduarve në këtë aksident.
“Shpreh ngushëllimet e mia për familjet e pasagjerëve që vdiqën në aksidentin e trafikut që ndodhi këtë mëngjes pranë Slavonski Brod, unë ngushëlloj autoritetet dhe popullin e Kosovës në këtë kohë të trishtuar për të gjithë ata. Iu uroj shërim të shpejtë pasagjerëve të lënduar”, shkroi ai.