POLITIKE

Pas deklaratave të ministrave të Kurtit dhe arrestimit të Faik Fazliut, OVL-UÇK paralajmëron protestë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, ka paralajmëruar protestë masive pas vazhdës së deklarimeve të, siç i quan ai, skandaloze, të ministrave të Qeverisë Kurti, si dhe arrestimit të veteranit Faik Fazliu.

Kështu është bërë e ditur nga vetë Klinaku, nëpërmjet një reagimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, teksa ka përfshirë edhe arsye protestimi, siç vlerëson ai, padrejtësitë që ka bërë Gjykata Speciale.

Kësisoj, ai ka lajmëruar për mbledhje të kryesisë së organizatës, teksa ka thënë pa përmendur emra se iu janë shprehur me shqetësim “deklaratat skandaloze” të ministrave kryeministrit Albin Kurtit.

“Kanë ndodhur edhe gjëra të tjera, siç është shkelja e të drejtave të njeriut ndaj të arrestuarve në Hagë, deklarimet skandaloze të ministrave ku këtë shqetësim ia kemi shprehur edhe Albin Kurtit në takim, prandaj OVL UÇK ka thirrë prej të premtes e për nesër (e hënë) mbledhjen e Kryesisë, ku do të vendos se çfarë të bëjë lidhur me këto zhvillime”, ka thënë ai.

“Ata që akuzojnë në disa mediume patriotike, dhe disa që qesin flakë në fb, të përgatiten nëse mbahet protestë sepse ajo nuk mbahet me qindra por me mijëra”, ka shtuar tutje ushtruesi i detyrës së kryetarit të organizatës së veteranëve.

Kryetari i organizatës, gjatë ditës, i ka reaguar edhe ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili tha se” ka mbaruar koha kur zyrtarët policorë fyhen e sulmohen gjatë ushtrimit të detyrës nga të ashtuquajturit “të fortët””.

“Paska folur edhe ministri i brendshëm, duke deklaruar se ka kaluar koha e sjelljeve banditeske ndaj policisë. Mirë që ekziston video e aty shihet se kush çfarë ka bërë, dhe është vetëm gjykata ajo që do të sqarojë rrethanat e ngjarjes. Ai i paska harruar sjelljet e tij banditeske që shumë herë i ka pasur ndaj policisë”, thuhet në reagimin e Klinakut ndaj Sveçlës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

4 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

4 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

8 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

9 orë ago