FOTO&VIDEO

Pas deklaratës së fuqishme, Bebe Rexha i del në përkrahje Mario Dedivanovicit: Jam kaq krenare me ty, të dua

Një deklaratë e bërë të mërkurën nga grimeri i njohur shqiptar, Mario Dedivanovic, gjatë pranimit të çmimit “American Influencer Awards” ka emocionuar mbarë opinionin.

Ai deklaroi se është homoseksual dhe si një 37-vjeçar ndjehet krenar që është i tillë, ndaj nuk sheh arsye që ta mbajë të fshehur një gjë të tillë.

Mario Dedivanovic (Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Me gjithë komentet negative me të cilat përballet nga mentaliteti dhe opinioni shqiptar, ai gjeti mbështetjen te një pjesë e madhe e figurave publike të cilët e uruan për guximin dhe e mbështetën fuqimisht.

Me stigmën që tashmë nuk e përcjell më, Mario arriti të marrë urimet më të mira edhe nga diva shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha.

=”related-article-i”>Kjo e fundit publikoi në InstaStory një shkrim, duke treguar se ndjehet tejet krenare me Marion – të cilit ia ka besuar punën e makijazhit në disa prej paraqitjeve të saj të rëndësishme ndër vite.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

“Jam kaq krenare me ty Mario, të dua ty”, ka shkruar shkurt këngëtarja Bebe Rexha, e cila ndiqet nga afro 10 milionë njerëz në këtë rrjet social.

“Ne nuk jemi ndryshe. Jemi njësoj si gjithë të tjerët, të drejtuar nga dëshira për t’u dashur. Sot, për herë të parë qëndroj me shumë krenari si 37-vjeçargay! Dhe në fund të ditës, ndihem i lumtur sepse jam unë”, deklaroi Mario Dedivanovic pas marrjes së çmimit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

2 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

3 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

6 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

7 orë ago