KRYESORE

Dronët ukrainas arritën në qytetin më të madh të Krimesë, goditet me dron shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në Krime

Mëngjesin e së shtunës më 20 gusht, shtabi i flotës ruse të Detit të Zi në rajonin e pushtuar të Krimesë u godit nga një sulm me dron.

Mikhail Razvozhayev, administratori i vendosur nga Moska i qytetit port të Sevastopolit, postoi në Telegram se droni u përplas në çatinë e ndërtesës dhe se nuk kishte viktima.

Një video që tregon një shtëllungë tymi mbi ndërtesë është postuar në rrjetet sociale. Incidenti erdhi vetëm një ditë pasi Moska konfirmoi se zëvendës admirali Viktor Sokolov kishte marrë detyrën si komandant i flotës.

Ishte gjithashtu hera e dytë që shtabi i flotës ruse sulmohej nga një dron. Në fund të korrikut, Sevastopoli anuloi festimet për Ditën e Marinës së Rusisë pasi një bombë e hedhur nga një dron plagosi gjashtë persona.

Në prill, anija kryesore e flotës ruse të Detit të Zi, kryqëzori raketor Moskva, u mbyt pranë Krimesë. Rusia tha se një shpërthim municioni shkaktoi dëmin që fundosi anijen, ndërsa Ukraina pretendoi se e kishte fundosur anijen me një sulm raketash.

Më 9 gusht, një bazë ajrore ushtarake ruse në Krime u trondit nga disa shpërthime që shkatërruan të paktën nëntë avionë ushtarakë. Agjencia gjermane e lajmeve DPA më 19 gusht, duke cituar zyrtarë ushtarakë perëndimorë tha se sulmi në bazën ajrore Saky kishte nxjerrë jashtë funksionit më shumë se gjysmën e avionëve të Flotës së Detit të Zi dhe e detyroi flotën të ndërmerrte një pozicion mbrojtës.

Më 19 gusht, mbrojtja ajrore ruse u aktivizua në qytetin lindor të Kerçit, i cili është fundi i urës së Krimesë (e quajtur edhe Ura e ngushticës së Kerçit), një projekt i profilit të lartë, me 4 miliardë dollarë të shpenzuar për të lidhur rajonin e pushtuar ukrainas me atë territorin rus. Nga incidenti nuk u raportua për dëme në urë apo në qytet./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

9 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

16 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

20 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

21 orë ago