Pasi Ukraina ka kryer disa sulme të fuqishme brenda disa ditësh thellë në territorin rus, Moska tani po vendos kushte të reja për vazhdimin e bisedimeve për paqe.
Zyrtari i lartë i Dumës ruse, Alexey Chepa, deklaroi se “raundi i tretë i negociatave me Kievin mund të mbahet deri në fund të muajit, por vetëm nëse Ukraina ndalon sulmet ndaj bazave ajrore ku ndodhen bombarduesit strategjikë rusë”.
Ky kusht vjen vetëm dy ditë pas një sulmi historik të Ukrainës me dronë ndaj aeroporteve ushtarake në të gjithë Rusinë, përfshirë edhe bazat në Siberi, ku u goditën bombarduesit Tu-95, Tu-160 dhe Tu-22M3 – bartësit kryesorë të raketave ruse që përdoren për sulme ndaj Ukrainës.
Burime ukrainase pretendojnë se janë dëmtuar mbi 40 aeroplanë, ndërsa blogerë dhe zyrtarë rusë kanë pranuar dëmtimin e rreth dhjetë aeroplanëve.
Sot u krye edhe një sulm i ri ndaj urës së Krimesë, ku – sipas shërbimit ukrainas të sigurisë (SBU) – janë përdorur 1100 kilogramë eksploziv nënujor.
Ura është mbyllur dhe rihapur disa herë gjatë ditës, ndërsa qarkullimi është ndërprerë plotësisht për një kohë të shkurtër.
Në këto rrethana, analistët e interpretojnë kërkesën e re ruse si një shenjë shqetësimi për shkak të thellësisë dhe efektivitetit të goditjeve ukrainase ndaj objektivave strategjike.
Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…
Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…
Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…
Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…