BOTA

Pas sulmit terrorist në Tel Aviv, Izraeli nis mobilizimin e rezervistëve

Izraeli ka nisur që të thërrasë policët dhe rezervistët e ushtrisë, pas disa sulmeve të ndara ku u vranë tre persona, përfshirë një turist italian në Tel Aviv dhe në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Pavarësisht thirrjeve për përmbajtje, dhuna është rritur që kur policia izraelite u përlesh me palestinezët brenda xhamisë Al-Aqsa të enjten, dhe më pas Izraeli bombardoi edhe Gazën edhe Libanin, në përgjigje të një rakete të lëshuar nga militantët palestinezë.

Të premten, një turist italian u vra dhe shtatë turistë të tjerë u plagosën kur një arab izraelit shkeli me makinë këmbësorët në Tel Aviv. Më pas sulmuesi u vra, thanë autoritetet.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se turisti i vrarë ishte Alessandro Parini, 36 vjeç.

Policia izraelite e identifikoi shoferin si një 45-vjeçar arab nga qyteti Kfar Kasem të Izraelit.

“Terroristi është neutralizuar”, tha një zëdhënës i policisë izraelite.

Lëvizja islamiste palestineze, Hamas, që udhëheq me Gazën, tha se sulmi ishte “neutral dhe përgjigje legjitime” ndaj “agresionit” të Izraelit në xhaminë Al-Aqsa.

Më herët gjatë të premtes, dy motra britaniko-izraelite, të moshave 16 dhe 20 vjeçe u vranë dhe nëna e tyre u plagos rëndë pasi makina me të cilën po udhëtonin ishte cak i të shtënave në Luginën e Jordanit në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Ushtria izraelite tha se ka nisur kërkimet për të dyshuarit e këtij sulmi.

Pas sulmit në Tel Aviv, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, udhëzoi policinë “që të mobilizojë të gjitha njësitë rezervë të policisë kufitare” dhe kërkoi nga ushtria “të mobilizojë forca shtesë”, tha zyra e tij.

Policia tha se katër batalione rezervë të policisë kufitare do të dislokohen në qendrat e qyteteve duke nisur nga e diela dhe po ashtu njësi shesë veçse janë dislokuar në rajonin e Jerusalemit dhe në qytetin Lod, ku jetojnë popullatë e përzier hebreje dhe arabe.

Sulmet e të premtes erdhën pasi Izraeli kreu sulme ajrore në dhe bombardime Gaza dhe Liban në përgjigje të një rakete të hedhur nga Rripi i Gazës.

Ky ishte sulmi me raketa më i madhi në Liban që kur Izraeli ka luftuar një luftë 34-ditore me militantët e mbështetur nga Irani, Hezbollah, më 2006. Kjo po ashtu është hera e parë që Izraeli konfirmon se ka kryer sulme në territorin e Libanit që prej prillit të vitit 2022.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago