LAJME

Pasojat e sulmeve kibernetike/ Sistemi nuk funksionon! Personi i rrezikshëm kalon nën hundën e policisë

Dëmi që kanë shkaktuar sulmet kibernetike ndaj sistemeve të policisë në funksionimin normal të kësaj të fundit tregohen më së miri në ngjarjen më të fundit të shënuar në komisariatin e Gjirokastrës.

Mbrëmjen e së mërkurës shërbimet e policisë Gjirokastër kanë ndaluar një person duke udhëtuar me një mjet luksoz “benz G class”. Pas verifikimeve kanë konstatuar se mjetit i mungonte dokumentacion çka solli dhe procedurat e bllokimit të tij por për sa përket drejtuesit policia nuk kishte informacion.

Pavarësisht se ai u dha dokumentat dhe gjeneralitetet në mungesë të sistemit ADAM policia nuk e kuptoi se personi që drejtonte makinën ishte me rrezikshmëri të lartë i dënuar për tentativë vrasje dhe në atë momente kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie. Ndërsa policia po bënte procedurat e bllokimit të mjetit drejtuesi I saj u zhduk pa gjurmë. Top Channel mëson se personi që I iku nga duart policisë Gjirokastër është Fredi Keta.

Vetëm pasi në duar u kishte mbetur fotografia e drejtuesit të mjetit luksoz policia Gjirokastër u vu në alarm dhe pas konsultimeve me drejtoritë e tjera vendore kuptuan se personi që qëndronte para tyre kishte thyer masën e sigurisë arrest shtëpie. Pas marrjes së sinjalizimit nga gjirokastra policia e Kamzës ushtroi kontroll në banesën e 37 vjeçarit Fredi Keta dhe pasi nuk e gjetën e shpallën në kërkim.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Osmani pretendon: Kurti s’e do presidenten që merret me politikë të jashtme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi senjë nga arsyet pse Kryeministri Albin Kurti ndryshoi qëndrim…

3 orë ago
  • KRYESORE

Osmani: I kisha votat për presidente, por Kurti nuk më kandidoi

Presidentja Vjosa Osmani, ka deklaruar se ishte e bindur se do të siguronte votat e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump: Lufta mund të përfundojë shpejt, SHBA-të po shqyrtojnë kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë telefonike për CBS News…

5 orë ago
  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

9 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

9 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

10 orë ago