Dy biznese të lidhura me njerëz të përfshirë në menaxhimin e aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” kishin lëshuar fatura për të arsyetuar gjysmën e buxhetit prej 815 mijë eurosh që, pa përfillur procedurat, Qeveria ia kishte dhënë një organizate joqeveritare. Saktësisht 253 mijë euro është shuma kumulative e faturave për fanella, dorëza, maska e çizme, të cilat ishin kontraktuar te një biznes që ishte hapur vetëm një vit më parë.
Ndërkaq në vlerë prej 155 mijë eurosh ishin faturat për kontejnerë, të lëshuara nga një kompani tjetër.
Me faturat e tjera është arsyetuar qiraja e një autobusi për 9 mijë euro, furnizimi edhe me 17,500 sandviçë shtesë e edhe hapësira që u ka krijuar si mysafirë seriali “O sa mirë”, për çmimin 33 mijë euro.