POLITIKE

Patriarku i Kishës Ortodokse Ruse, oligarku me kryq në dorë dhe 4 miliardë dollarë pasuri, vila e ora luksoze

Patriarku i Moskës dhe i gjithë Rusisë, ai që në vitin 2012 e përcaktoi Vladimir Putinin si “mrekullinë e Zotit”, i cili bekoi raketat bërthamore në Katedralen e Krishtit Shpëtimtar dhe që shpalli luftë të shenjtë në Ukrainë, është edhe oligark. Me një pasuri të vlerësuar nga kundërshtarët në 4 miliardë dollarë.

Kështu shkruan HuffingtonPost teksa ministrat e jashtëm të BE-së studiojnë edhe sankione ndaj tij, si për oligarkët e tjerë.

Më 24 prill, ministri lituanez Gabrielius Landsbergis bëri thirrje publikisht për kufizime ndaj Kirillit. Por kisha ortodokse ruse e cilësoi këtë kërkesë një marrëzi. Dhe në fakt, patriarku në fjalë e ka mohuar gjithmonë të qënit i pasur duke i cilësuar pretendimet si marrëzi.

Por investigimet ndaj tij nuk përfundojnë me kaq. Pasuria e tij përmendet edhe në revistën Forbes të vitit 2020, sikurse dhe në gazetën “Novaya Gazeta”. Kjo e fundit i përkiste nobelistit Dmitri Muratov dhe aty punonte gazetarja Anna Politkovskaja, që u vra më pas.

“Novaya Gazeta” shkruante në vitin 2019 se bëhej fjalë për një pasuri midis 4 dhe 8 miliarde dollarësh.

Kur “Forbes France” e pyeti Patriarkun Kirill, ai u përgjigj: “Asketizmi është mbi të gjitha i drejtuar në luftën me pasionet. Pasioni është një provlem pasi mund të na përfshijë dhe të na bëjë skllevër të tij. Etja e pashuar për pushtet, për materiale, ose paratë, janë shembujt shkatërrues prej të cilave njerëzimi sot po vuan”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

‘Gjuetia’ që s’ka të ndalur! Si po i eliminon Izraeli një e nga një gjeneralët e Iranit dhe Hezbollahut

Abolghasem Babeian u vra të shtunën në Teheran. Pothuajse në të njëjtën kohë u vranë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Kushtetuesja vendos masë të përkohshme në lidhje me dekretin e Osmanit për shpërndarjen e Kuvendit

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme ndaj dekretit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani,…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Po i hedhin benzinë zjarrit”, Erdogan paralajmëron Iranin

Presidenti i Recep Tayyip Erdogan ka reaguar për përshkallëzimin e tensioneve në Lindjen e Mesme,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Presidentja Osmani në pritje të Kushtetueses, ende pa dekret për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk e ka nënshkruar ende dekretin për datën e zgjedhjeve,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

7 orë ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

8 orë ago