Shtetet e Bashkuara do të transferojnë sistemet raketore kundërajrore Patriot në Ukrainë.
Ato do të jenë pjesë e një pakete të re ndihme prej 40 miliardë dollarësh të miratuar së fundmi nga Senati Amerikan.
Lajmi është raportuar nga e përditshmja amerikane “Washington Post”.
Paketa e re e ndihmës, e miratuar të enjten, më 19 maj, parashikon 20 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën.
Sipas botimit amerikan, Shtetet e Bashkuara planifikojnë të financojnë transferimin e sistemeve të armëve si Patriot dhe artileri me rreze të gjatë në ushtrinë ukrainase.
Përveç kësaj, paketa e ndihmës përfshinte më shumë se 8 miliardë dollarë mbështetje të përgjithshme ekonomike për Ukrainën.
Gati 5 miliardë dollarë ndihmë ushqimore globale dhe më shumë se 1 miliard dollarë në mbështetje për refugjatët.
Patriot është një sistem raketor anti-ajror i krijuar për të shkatërruar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, avionë dhe raketa lundrimi.
Multi-mediali amerikan CNN raportoi më parë se Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj të NATO-s i kanë ofruar Forcave të Armatosura të Ukrainës sisteme të mbrojtjes ajrore që do të mbrojnë qiejt e Ukrainës nga raketat ruse.