BOTA

Paundi britanik bie në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave kundrejt dollarit

Paundi britanik ka rënë në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit, pasi tregjet reagojnë ndaj shkurtimeve më të mëdha të taksave në Mbretërinë e Bashkuar në 50 vjet.

Kjo erdhi pasi ministri i Financave Kwasi Kwarteng zbuloi shkurtimet historike të taksave të financuara nga rritjet e mëdha të huamarrjes.

Paundi ka qenë gjithashtu nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA-së, duke vazhduar të rrisë normat. Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme.

Mallra të tjera nga SHBA-ja mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta.

Rënia e paprecedentë e monedhës vjen pas njoftimit të ministri i Financave, Kwasi Kwarteng, të premten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste uljet më të mëdha të taksave në 50 vjet, në të njëjtën kohë me rritjen e shpenzimeve.

Kwasi Kwarteng foli për një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen, si dhe rritjet e planifikuara në taksat e biznesit, janë hequr.

Ai tha se ishte i nevojshëm një ndryshim i madh drejtimi për të nisur rritjen ekonomike dhe se dëshiron të vazhdojë të ulë taksat si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur rritjen ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar.

Por laburistët thanë se nuk do të zgjidhte krizën e kostos së jetesës dhe ishte një “plan për të shpërblyer tashmë të pasurit”.

Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për rritjen e taksës së korporatave dhe uljen e kufirit në bonuset e bankierëve, janë kritikuar si “ekonomi e ulët” edhe nga anëtarët e partisë së vetë ministrit të Financave .

Ish-ministri i konservatorëve, Lord Ken Clarke, kritikoi uljet e taksave të dielën, duke thënë se kjo mund të çojë në rënien e paundit.

Edhe Euro preku një nivel më të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit në tregtinë e mëngjesit në Azi, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike ose të luftës në Ukrainë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

VIDEO/ Momenti kur Irani godet portin më të madh të gazit në botë, bursat rrisin çmimet

Këto janë momentet kur Irani ka goditur Ras Laffan, portin dhe kompleksin më të madh…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shpërthime në Riad të Arabisë Saudite

Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia shpall në kërkim këta persona- Dyshohen për fajde, privim i kundërligjshëm i lirisë dhe detyrim

Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…

11 orë ago
  • BREAKING NEWS

Izraeli konfirmon vrasjen e ministrit të Inteligjencës iraninae: Askush në Iran nuk gëzon imunitet, janë në shënjestër

Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…

15 orë ago
  • POLITIKE

Kryetari i Knesset-it me elozhe për Ramën dhe Shqipërinë: Treguat guxim, jeni shembull për botën

Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…

17 orë ago
  • KRYESORE

“U shemb betoni” – çka dihet për rastin tragjik në Vjenë ku mbetën të vdekur tre shtetas kosovarë

Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…

18 orë ago