POLITIKE

PDK-ja vazhdon kapjen e shtetit – miku i Besim Beqajt emërohet shef i hetimeve në ATK

Bekim Jupa, i cili ka arritur të përfitojë vende pune në pozita të larta të institucioneve publike, njëkohësisht ka mbajtur miqësi të afërt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Një javë pas rënies së Qeverisë Haradinaj, ish-zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bekim Jupa, ka gjetur sërish një vend pune në institucionet publike.

Jupa, anëtari i Këshillit Drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës dhe mik i ish-ministrit të Inovacionit, Besim Beqajt, është shpërblyer me një pozitë të lartë në Administratën Tatimore të Kosovës.

Ish-zëvendësministri i Tregtisë dhe Industrisë, i cili kishte punuar edhe më parë në ATK si menaxher i lojërave të fatit, është emëruar shef i Divizionit të Hetimeve Tatimore me vendim të drejtorit Ilir Murtezaj.

Murtezaj ishte emëruar drejtor i ATK-së në muajin shkurt të vitit të kaluar me vendim të Bedri Hamzës, ish-ministrit të Financave.

Bekim Jupa, i cili ka arritur të fitojë vende pune në pozita të larta të institucioneve publike, njëkohësisht ka mbajtur miqësi të afërt me disa nga njerëzit më të pushtetshëm të Partisë Demokratike të Kosovës.

Pjesë e Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjakovë, ai ishte zgjedhur anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së më 2013.

Në këtë komunë, Bekim Jupa ka krijuar afërsi me Artan Nimanin, anëtarin e PDK-së që ka miqësi me Rrahim Hashimin, të përfshir në aferën e fajdeve për të cilën Gazeta Online Insajderi ka raportuar vitin e kaluar.

Nimani, i cili po ashtu është anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, ishte gjykuar si i akuzuar për tentim vrasje pasi ishte arrestuar nga Policia e Kosovës në vitin 2007.

 

Berkim Jupa dhe Artan Nimani

Por rrjeti i miqësisë së Jupës me njerëz të dyshimtë të Partisë Demokratike të Kosovës është më i gjerë sesa kaq. Kalon në nivel qendror.

Bekim Jupa ka miqësi të ngushtë edhe me Elmi Reçicën, deputetin e PDK-së nga Ferizaj.

Në një postim në Facebook në janarin e këtij viti, shefi i ri i Hetimeve në ATK i referohet Reçicës si “mik” dhe i thur lavde veprimtarisë politike të njeriut të dytë të ShIK-ut.

 

Bekim Jupa dhe Elmi Reçica

Në pozitën e shefit të shef i Divizionit të Hetimeve Tatimore, Jupa do ta zëvendësojë ushtruesin e detyrës së kësaj pozite në ATK, Safet Krasniqin – të arrestuar vitin e kaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimet për evazion fiskal nga fshehja e fitimeve të bizneseve.

Krasniqi duke qenë ushtrues i detyrës së drejtorit të Njësisë së Hetimeve Tatimore dhe të Inteligjencës, dyshohet se kishte kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

8 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

10 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

10 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

11 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

11 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

14 orë ago