Në këto momente po ndodh betimi i deputetëve të rinj të Legjislaturës së VII të Kuvendit të Kosovës, ndërkaq sapo ka ndodhur edhe veprimi i parë opozitar i Partisë Demokratike të Kosovës [PDK].
Vetëvendosje gjatë këtij procesi në herët e kaluara kishte vendosur para vetes flamuj të vegjël të Republikës së Shqipërisë. Ata duket se nuk kanë harruar as kësaj here që t’i vendosin këta flamuj.
Por, në ndihmë atyre i ka ardhur deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, e cila i ka dërguar flamuj të tjerë të Shqipërisë derisa udhëheqësi i seancës konstituive z.Jahja Koka po lexonte tekstin e betimit, shkruan Periskopi.
Nuk dihet nëse të gjithë deputetët e VV-së kishin flamuj para vetes, pasi nuk shihet mirë nga pamjet e ofruara.