Policia në Serbi ka nisur një manovrim masiv, për një pedofil të akuzuar për rrëmbimin e një vajze 12 vjeçare një javë më parë.
Më shumë se 200 oficerë me qentë e tyre, kanë kërkuar në një zonë të pyllëzuar në lindje të Serbisë, ku ata janë parë për herë të fundit.
Policia ka publikuar një fotografi të një burri 46 vjeçar, dhe i ka bërë thirrje kujtdo që e sheh të telefonojë menjëherë.
I dyshuari u la i lirë nga burgu vitin e kaluar pas 12 vite burg, për përpjekje të përdhunimit të vajzës të re. Kohët e fundit ai kaloi pesë muaj të tjerë në burg për ngacmimin e grave në rrjetet sociale.
Burri njihet me nofkën ”berberi i Malcës”, pasi ai rruante flokët e viktimave të tij.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vucic tha se kaloi ”tërë natën” duke kontaktuar me ministrin e brendshëm.
”Ne jemi të shqetësuar për atë fëmijë, dhe kjo është një nga prioritetet e policisë”, tha Vuçiç./gazetametro.net