Një i ri në Zvicër ka vendosur të ndryshojë zyrtarisht seksin për të shmangur shërbimin ushtarak.
Një vit më parë, 23-vjeçari Max zgjodhi të bëhej vajzë, por vetëm në letër. Për ta bërë këtë, ai ka përfituar nga një thjeshtim i procedurës që do të ndiqet për ndryshimin e seksit në gjendjen civile, i prezantuar në vitin 2022. Kështu, shmangu uniformën e ushtrisë, për t’iu përkushtuar plotësisht universitetit, ku do të fillojë studimet në vjeshtë.
23-vjeçari ka mbetur i habitur se sa e lehtë është të ndryshosh zyrtarisht gjininë: “Një zyrtar më lejoi të hyja në dhomën e mbledhjeve. Dy minuta më vonë, isha grua”.
Maksi u shfaq me rrobat e tij të zakonshme, duke folur me zërin e tij normal: “Shkrova në një formular se cili do të ishte emri im i ri dhe zgjodha të mbaj emrin që kisha”.
Po me kartën e identitetit? Asnjë problem: ai e kishte rinovuar para ndryshimit të seksit dhe nuk ka kërkuar të bëjë të re.