“Për Hagën”, Ukraina publikon pamjet e sulmit rus në Kharkov, ku po raportohet për civilë të vrarë

Nga Ukraina vijnë pamje të shpërthimeve në qytetin e dytë më të madh atje, Kharkovin. Pamjet janë publikuar në kohën kur po zhvillohen bisedimet Rusi-Ukrainë.

Në mbishkrimin e videos së publikuar në rrjetet sociale shkruan:  “Kharkov , data 28.02.2022. Granatimet e zonave të banuara nga pushtuesit rusë. Për Hagën”.

“Kyiv Post” citon ministrin e Brendshëm të ketë thënë se në këtë zonë janë vrarë shumë civilë dhe janë lënduar mijëra të tjerë.

https://twitter.com/i/status/1498241981243441156