Demografja Danica Santic tha për RTS se më pak se shtatë milion njerëz jetojnë aktualisht në Serbi.
Santic shprehet se për dy vjet ka pasur një prirje të lehtë rritëse në numrin e të porsalindurve – në 2016 dhe 2017 rreth 160, dhe pritet një numër pak më i lartë për vitin 2018.
“Kjo është mirë, megjithatë, nuk është e mjaftueshme, sepse shkalla e mortalietit po rritet çdo vit. Serbia humbë 37,000 banorë në bazë vjetore “, thekson Santic.
Santic shprehet se, sipas statistikave të fundit nga Byroja e Statistikave, popullsia e Serbisë ra nën shtatë milion, që nuk është regjistruar kurrë në histori.
Vitin e kaluar, lindën 63.000 foshnje, ndërsa 103.000 njerëz ndërruan jetë, një prirje në të gjithë rajonin, sipas Santic.
Parashikimet e Kombeve të Bashkuara thonë se Bullgaria do të përjetojë situatën më të keqe, duke humbur 40 përqind të popullsisë së saj deri në vitin 2040.
Siç duket, procesi i plakjes është një faktor tjetër, pasi jetëgjatësia është shtrirë në krahasim me të kaluarën.