Fuqizimi i personave LGBTI për t’u përballur me diskriminimin e përditshëm, do të jetë edhe sivjet mesazhi kryesor i Javës së krenarisë.
Nën sloganin ‘’Për kënd t’rreh zemra’’, Java e krenarisë, këtë vit, qëllim kryesor ka vetëdijesimin për gjendjen aktuale të personave LGBTI në shoqërinë kosovare dhe trajtimin e tyre.
Kjo javë do të shoqërohet me aktivitete të ndryshme, gjatë datave 7, 8, 9 dhe 10 tetor.
Përveç diskutimeve dhe ekspozitave, gjatë Javës së krenarisë do të publikohen manuale për gazetarë dhe psikologë, për t’u njohur më shumë me qasjen ndaj personave LGBTI.
Sipas Liridon Veliut, interesimi për të qenë pjesë e javës së krenarisë sivjet është shumë më i madh sesa viteve të kaluara.
Ndërsa thekson se Kosova është bërë më e hapur në pranimin e personave LGBTI.
Java e krenarisë mbyllet më 10 tetor, me marshim në qendër të qytetit, duke shënuar kështu vitin e tretë radhazi të mbajtjes së tij në Kosovë.