Për shkak të motit të keq nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut

Pëe shkak te motit të keq që po mbizotëron në Istog, nesër nuk nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, thuhet në njoftimin e Komunës.

Njoftim

Të nderuar mësimdhënës, nxënës dhe prindër ju njoftojmë se nesër e enjte me 06.02.2020, nuk do të mbahet mësim në institucionet arsimore të Komunës së Istogut, si shkak i kushteve atmosferike të krijuara në komunën tonë, ku në pjesën me të madhe mungon furnizimi i rregullt me energji elektrike dhe si pasojë e kësaj gjendje është e pamundur mbajtja e mësimit të rregullt.
Dita e humbur do të kompenzohet.