Ushtria ruse do të shfaroset nëse armët bërthamore do të përdoren në luftën në Ukrainë dhe për këtë, do të sigurohet vetë Perëndimi.
Është ky komenti që ka kreu i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, pas takimit që është zhvilluar mes ministrave të Jashtëm të NATO-s.
“Vladimir Putin po thotë se nuk është duke luajtur blofin. Pra, ai nuk mundet të përballojë të luajë blofin dhe duhet bërë e qartë se edhe njerëzit e shtetet, të cilët e mbështesin Ukrainën, siç janë vendet anëtare të Bashkimit Evropian, SHBA-të dhe NATO, nuk po luajnë blof”, deklaroi Borrell nga Brukseli.
Më tej, ai e përshkroi qartësisht situatën, duke e thënë prerazi se përgjigja ndaj një sulmi të mundshëm bërthamor kundrejt Ukrainës, nuk do të mungojë dhe përgjigja, do të jetë aq e ashpër sa të shfarosë të gjithë Ushtrinë ruse.
Po në të njëjtat vija ka qenë në fjalën e tij edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili e ravijëzoi faktin se “pasoja të rënda” e presin Moskën në rast të përdorimit të armëve bërthamore. M
Megjithatë, vetë rrethanat në të cilat NATO do të kundërpërgjigjej me armë bërthamore, janë shumë specifike.
Aleatët e Ukrainës, ose të paktën 50 vendet më të angazhuara në kauzën e Kievit, përfshi Shqipëria si anëtare e NATO-s, e kanë cilësuar si “historik” Samitin e thirrur më 13 tetor nga Kievi.
Vetë zyrtarët ukrainas, e kanë vlerësuar po si të atillë, duke e nënvizuar aspektin e një kohezioni të paqenë të mëparshëm të vetë aleancës.
Nga Rusia ndërkohë, nuk ka asnjë përgjigje rreth këtyre qëndrimeve evropiane.
Teksa, javë më parë, një seri municionesh bërthamore janë transportuar pranë kufirit me Ukrainën, si shenjë e kërcënimit të shtuar në këtë luftë.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…