POLITIKE

‘Perëndimi planifikon të vrasë Putin’, parashikimet e Lavrov e Medvedev

Perëndimi po kërkon të vrasë Vladimir Putinin dhe rrezikohet të shkohet në një luftë bërthamore. Është kjo deklarata e fortë që ka dhënë ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov.

Parashikimet nga kryediplomati rus, një njeri i afërt me shefin e Kremlinit është ndër teoritë e reja, më të forta për vitin 2023.

Miqtë e Putin parashikojnë po ashtu edhe  rënien e BE-së, për shkak se Britania ribashkohet dhe sipas tij, NATO kërkon të vrasë liderin rus – një parashikim i bërë edhe nga nënkryetari i këshillit të sigurisë të Vladimir Putinit, Dmitry Medvedev, ish-president dhe kryeministër.

Pikëpamja e Kremlinit e sheh gjithashtu Mbretërinë e Bashkuar të shkëputur nga Irlanda e Veriut, e cila sipas tyre i bashkohet Republikës Irlandeze.

Një tjetër parashikim i çuditshëm, përfshin “krijimin e Rajhut të Katërt me bazë të Gjermanisë dhe satelitëve që bashkohen me të”, veçanërisht Polonia, republikat baltike, Republika Çeke, Sllovakia, Rumania, një Ukrainë me bazë në Kiev.

Sipas parashikimit të Medvedev, SHBA-të gjithashtu mund të ndahen, me një luftë të re civile duke parë ndarjen e Kalifornisë dhe Teksasit. Ministri i Jashtëm rus, Lavrov i tha agjencisë shtetërore të lajmeve ,TASS se ‘zyrtarët anonimë’ në Pentagon po komplotojnë hapur tentativën për vrasjen e Putinit.

“Nëse ide të tilla sillen vërtet nga dikush, atëherë  duhet të mendojë më mirë për pasojat e mundshme të planeve të tilla. Kursi politik i Perëndimit, i cili synon kufizimin total të Rusisë, është jashtëzakonisht i rrezikshëm. Kjo mbart rreziqe negative të një përplasjeje të drejtpërdrejtë të armatosur të fuqive bërthamore”, është shprehur Lavrov.

Në parashikimet e Medvedev për 2023, nafta mund të rritet në 150 dollarë për fuçi dhe gazi në 5,000 dollarë për 1,000 metër kub, duke dëmtuar ekonomitë perëndimore. Një tjetër ide e papritur ishte ‘fitorja e Elon Musk gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA në disa prej shteteve.

“Përpara vitit të ri, të gjithëve u pëlqen të bëjnë parashikime e mbylli fjalimin Medvedev duke lënë të hapur shumë debate.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

18 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

23 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

2 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago