“Perëndimi po përpiqet të na fshijë nga harta”, aleati i ngushtë i Putinit: Rusia në konfrontim ushtarak me SHBA-në dhe Britaninë

Një nga aleatët më të ngushtë të Presidentit rus Vladimir Putin tha sot se Moska tani është në një ‘konfrontim ushtarak’ me SHBA-në dhe Britaninë e Madhe dhe se Perëndimi po përpiqet të fshijë Rusinë nga harta politike e botës.

Sekretari i Këshillit të Sigurimit rus, Nikolai Patrushev, i cili shihet nga diplomatët si një nga ndikimet kryesore të vijës së ashpër të Putinit, pohoi se lufta në Ukrainë nuk është një konflikt midis Moskës dhe Kievit , por midis Rusisë dhe NATO-s . Patrushev pretendoi se Perëndimi po vazhdon të ‘shkëputë Rusinë’ duke furnizuar Ukrainën me armë.

“Ngjarjet në Ukrainë nuk janë një përplasje midis Moskës dhe Kievit, ky është një konfrontim ushtarak midis Rusisë dhe NATO-s, dhe mbi të gjitha Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë”, tha Patrushev në një intervistë. “Planet e perëndimorëve janë që të vazhdojnë ta shkëputin Rusinë dhe përfundimisht ta fshijnë atë nga harta politike e botës”, tha Patrushev.

Putin e konsideron luftën në Ukrainë si një betejë ekzistenciale me një Perëndim agresiv dhe arrogant dhe ka thënë se Rusia do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të mbrojtur veten dhe popullin e saj kundër çdo agresori. Ai ka premtuar fitoren në Ukrainë pavarësisht nga një seri pengesash në fushën e betejës.