Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar për sot numërimi i votave me kusht dhe Votave të Personave me Nevoja të Veqanta, shkruan Indeksonline.
Deri më tani janë numëruar 7355 vota.
Lëvizja Vetëvendosje ka 1957 vota, pas saj është PDK me 1597 vota.
Në vendin e tretë është LDK me 1288 vota, 9 më shumë se koalicioni AAK-PSD, i cili ka 1279 vota.
Ndërsa, Nisma numëron 381 vota.