FOTO&VIDEO

Përleshje para klubit Rinora4 në Zvicër: Kosovari që punonte si sigurim theret me thikë, disa të tjerë mbeten të plagosur

Një incident i dhunshëm ka ndodhur të shtunën mbrëma para klubit Rinora4 në Rümlang, afër Cyrihut, ku një punëtor sigurie 34-vjeçar me origjinë nga Kosova është therur me thikë dhe është dërguar me plagë në spital.

Sipas policisë, sulmuesi i dyshuar është një 26-vjeçar kosovar, i cili është arrestuar në kantonin Aargau.

Pamjet e publikuara nga “20 Minuten” tregojnë se ngjarja është paraprirë nga një përleshje mes sigurimit të klubit dhe disa klientëve. Në video shihet se të paktën pesë roje sigurie godasin me grushta një grup festuesish, ndërsa dy prej tyre bien në tokë – njëri prej tyre godet me kokë trotuarin dhe mbetet pa ndjenja.

Dëshmitarë kanë treguar se gjithçka nisi kur një person nga grupi i klientëve u përjashtua nga klubi, pasi kishte konsumuar shumë alkool. Kur miqtë e tij dolën për ta ndihmuar, sigurimi – sipas tyre – përdori sprej lotsjellës dhe dhunë fizike.

“Sigurimi u hodh menjëherë mbi ne me sprej dhe grushta. Njëri nga miqtë tanë përfundoi me shtatë qepje në kokë,” tha njëri nga dëshmitarët për medien zvicerane. Ai shtoi se disa persona nga grupi i tyre do të paraqesin padi për lëndime trupore.

Drejtori i klubit, Shaban Konxheli, ka thënë se nuk ka qenë në vendngjarje në momentin e incidentit dhe se sigurimi është i kontraktuar nga një firmë e jashtme, SN Security GmbH, e cila nuk ka komentuar për rastin.

Policia zvicerane ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe përgjegjësitë e palëve të përfshira.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Haxhiu s’vazhdon me votim për zgjedhjen e Presidentit: S’ka kuorum, s’janë 80 deputetë, po e ndërpres

Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…

3 orë ago
  • KRYESORE

S’ka kuorum për t’i votuar amendamentet, seanca për zgjedhjen e Presidentit nga ora 22:00

Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…

4 orë ago
  • BOTA

Mediat iraniane pretendojnë se Garda Revolucionare e Iranit ka goditur me dronë aeroplanmbajtësen Abraham Lincoln

Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…

4 orë ago
  • POLITIKE

Kuvendi del me njoftim për seancën e thirrur për amendamentet e Presidentes

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…

5 orë ago
  • KRYESORE

Trump i thotë Teheranit: Unë personalisht do ta zgjedh ajatollahun tuaj të ri!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…

5 orë ago
  • KRYESORE

Osmani kërkon ndryshime kushtetuese: Presidenti të zgjidhet direkt nga populli

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…

9 orë ago