Përmiresohet Italia, shënon numrin më të ulët të viktimave në një muaj

Italia po jep përmirësime në luftën ndaj COVID-19 teksa të infektuarit për ditë janë në rënie ndërkohë që numri i të shëruarve është më i lartë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 174 viktima, duke bërë që të jetë numri më i ulët i viktimave gjatë 1 muaji.

Në total, numri i viktimave ka shkuar në 28884 raste.

Të dhënat e 24 orëve të fundit raportojnë se janë konfirmuar pozitiv 1389 raste duke e cuar numrin total në 210 717 të infektuar.

Të rikuperuarit gjithsej kanë shënuar një numër prej 81654 rastesh