KRYESORE

Përplasja e avionit në Japoni, si rregullat e sigurisë i shpëtuan jetën të gjithë pasagjerëve

Pamjet nga avioni që u përfshi nga flakët në Japoni në aeroportin Haneda të Tokios duken tragjike, ndërsa të bëjnë të mendosh se vetëm një mrekulli mund të bënte që njerëzit në bord të dilnin pa lëndime.

Edhe pse tragjikisht pesë nga gjashtë anëtarët e ekuipazhit të aeroplanit të Gardës Bregdetare Japoneze humbën jetën, të gjithë 379 pasagjerët dhe ekuipazhi i Airbus A350 i mbijetuan aksidentit.

Ekspertët ia atribuojnë evakuimin e suksesshëm një kombinimi të standardeve moderne të sigurisë dhe kulturës strikte të linjës ajrore Japan Airlines.

“Nga ajo që pashë në pamje, u befasova dhe u lehtësova që të gjithë dolën jashtë”, thotë Graham Braithwaite, profesor i sigurisë dhe hetimit të aksidenteve në Universitetin Cranfield të Britanisë.

Aksidenti që ndryshoi gjithçka për Japan Airlines

Në fakt, ishte një aksident katastrofik gati 40 vjet më parë që ndihmoi që Japan AIrlines të bëhej një linjë ajrore kaq e sigurt, zbulon Braithwaitef.

Më 12 gusht 1985, Fluturimi 123 JAL nga Tokio në Osaka u rrëzua, duke vrarë 520 njerëz nga 524 në bord, pas një riparimi të gabuar të bishtit nga teknikët e Boeing, jo nga linja ajrore.

Deri më sot, ky është aksidenti më vdekjeprurës i avionëve në historinë e aviacionit.

“Është e qartë se ndikimi ka qenë i thellë në linjën ajrore. Në një kulturë si ajo e Japonisë, ata morën përgjegjësinë si ekip dhe donin të siguroheshin që kjo të mos ndodhte më kurrë. Kur gjërat shkojnë keq, ata e shikojnë atë në kuptimin se si mund të mësojnë. Gjithçka është një mundësi për t’u përmirësuar”, thotë Braithwaite.

Në vitin 2005, duke kuptuar se shumë punonjës kishin filluar të punonin në kompani pa kujtuar atë aksident 20 vjet më parë, Japan Airlines krijoi një hapësirë ​​në selinë e saj ku shfaqen pjesë të rrënojave, si dhe histori të ekuipazhit dhe pasagjerëve.

“Ndjenja ishte se ka njerëz që i janë bashkuar biznesit tonë dhe nuk e dinë se si është të bësh diçka të gabuar. Të gjithë duhet të kuptojnë se sa përpjekje shkojnë për sigurinë”, thotë Braithwaite.

Gati katër dekada më vonë, rrëzimi ka ende një efekt të thellë në mentalitetin e kompanisë, shtoi ai.

“Ata kanë një kulturë shumë strikte rreth procedurave standarde të funksionimit dhe duke bërë gjithçka siç duhet. Kjo është një nga arsyet që në këtë rast mendoj se ekuipazhi duket se ka performuar kaq mirë”, thekson ai.

Rregullat e sigurisë që shpëtojnë jetë

Standardet minimale ndërkombëtare të sigurisë të vendosura nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil (ICAO, pjesë e OKB-së) kërkojnë që ekuipazhet e kabinës të praktikojnë evakuime emergjente çdo vit. Prodhuesit e avionëve duhet gjithashtu të demonstrojnë se çdo avion i ri mund të evakuohet plotësisht në 90 sekonda.

Braithwaite argumenton se aspekti rutinë i trajnimit i forcon procedurat në mendjen e ekuipazhit.

“Kjo është pjesa e padukshme për ne pasagjerët, por është absolutisht e rreptë”, thotë ai.

Në fakt, thonë ekspertët, një nga mësimet që duhet të marrin pasagjerët nga ky incident është t’i kushtojnë më shumë vëmendje .

Braithwaite përmend faktin se pasagjerët në JAL516 u evakuuan pa marrë me vete bagazhet e tyre të dorës.

“Çdo vonesë në evakuim mund të jetë katastrofike, e gjitha për hir të një laptopi ose çante dore. Ky incident mund të ishte shumë më i keq nëse pasagjerët nuk do t’i kishin vënë veshin paralajmërimeve për të lënë gjërat e tyre pas”, theksoi eksperti./ CNN


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Trump: Putini mund të ndihmojë Iranin kundër SHBA-së dhe Izraelit

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha se homologu i tij rus, Vladimir Putin, mund të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

“Blick” zbulon detaje shokuese nga ngjarja tragjike e para disa ditëve – Kush ishte personi që u lye me benzinë e i vuri flakën vetes brenda autobusit?

Ditë më parë Zvicra është tronditur nga një incident ku mbeten të vdekur 6 persona.…

4 orë ago
  • KRYESORE

‘Kriza’ për Presidentin e Kosovës, Kurti fton opozitën në takim urgjent

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten, 13 mars, se do të ftojë…

7 orë ago
  • KRYESORE

Rama acarohet për Ballukun/ Nxirret jashtë kryeministrisë gazetarja Ambrozia Meta

Gazetarja Ambrozia Meta është nxjerrë jashtë nga kryeministria pas një debati që zgjati disa minutame…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Gjestin

Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, i ka caktuar masën e paraburgimit prej një…

8 orë ago
  • KRYESORE

Netanyahu: Islami radikal është një kërcënim i madh për botën

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, deklaroi se “sunnizmi, shiizmi dhe islami radikal janë një kërcënim…

9 orë ago