BREAKING NEWS

Përshkallëzimi i gjendjes së luftës në Ukrainë, Putin shpall ligjin ushtarak në 4 rajonet e aneksuara nga ai

Presidenti rus Vladimir Putin ka thënë se ligji ushtarak është futur në katër rajonet ukrainase të aneksuara nga Rusia, teksa i është drejtuar këshillit të tij të sigurisë ndërsa Rusia shton sulmet e saj ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Shpallja e gjendjes ushtarake në Donetsk, Luhansk, Kherson dhe Zaporizhzhia i jep Kremlinit kontroll më të fortë të zonave.

Ligji ushtarak ndodh kur autoriteti ushtarak vendoset përkohësisht në vend të sundimit civil, ndërsa në komentet televizive, Putin udhëzoi gjithashtu qeverinë ruse të ngrejë një këshill të posaçëm koordinues nën kryeministrin Mikhail Mishustin për të punuar me rajonet e Rusisë për të nxitur përpjekjet luftarake të Moskës në Ukrainë.

Lëvizjet, gati tetë muaj pas luftës, shënuan përshkallëzimin e fundit të zotit Putin për të kundërshtuar një seri humbjesh të mëdha në duart e forcave ukrainase që nga fillimi i shtatorit.

Këto njoftime erdhën në të njëjtën ditë kur zyrtarët e instaluar nga Rusia në Kherson, një nga katër rajonet e pushtuara, u thanë civilëve që të largoheshin nga disa zona sa më shpejt të ishte e mundur në pritje të një sulmi të afërt ukrainas.

Putin tha se masat që ai po urdhëronte do të rrisnin stabilitetin e ekonomisë, industrisë dhe prodhimit në mbështetje të asaj që Rusia e quan operacionin e saj special ushtarak.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

15 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

20 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

2 ditë ago