Janë konfirmuar edhe tri raste të reja me COVID19, duke çuar numrin e të infektuarve në 227.
Në mesin e tri rasteve që kanë rezultuar pozitiv është dhe një person nga komunë e Suharekës.
Por, përmes një postimi të bërë në Facebook, kryetari i kësaj komune, Bali Muharremaj, thotë se i njëjti ka qenë jashtë vendit dhe se gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, transmeton Indeksonline.
Ky është postimi i plotë:
Informacioni i fundit tregon se e kemi edhe një rast pozitiv nga Komuna e Suharekës me virusin Covid-19 dhe ai gjendet në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, ku i janë marrë rezultatet sepse ka ardhur nga jashtë vendit.
Ky person ka punuar tash e sa kohë në Mal të Zi dhe nuk ka qenë i pranishëm në territorin tonë.
Pra, situatën po e analizojmë me kujdes dhe nuk ka nevojë për panikë.
Ju lutemi qëndroni në shtëpi dhe respektoni rregullat e institucioneve përkatëse.
Policia e Kosovës, nën monitorimin e Prokurorisë Speciale dhe në bazë të urdhëresës së Gjykatës…
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…