Policia e Kosovës ka arrestuar nëj të person në Rahovec, i cili nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij. I dyshuari, pasi u dërgua në spitalin e Gjakovës, ka sulmuar mjekun dhe policin, ku ky i fundit ka pësuar lëndime të lehta.
Rasti ka ndodhur rreth orës 06:00, të mëngjesit të djeshëm.
Policia njofton se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Është arrestuar një i dyshuar mashkull K/Shqiptar i cili derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit kishte dëmtuar disa xhama të shtëpisë së tij. I dyshuari është dërguar në spitalin e Gjakovës pasi kishte lëndime, gjatë tretmanit ka qenë agresiv ku ka sulmuar mjekun dhe një polic, si pasojë polici ka pësuar lëndime të lehta. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.