80-vjeçarja kurde, e cila u burgos nga autoritetet turke së bashku me bashkëshortin e saj në maj për akuza terrori, u lirua të mërkurën pasi gjykata e shpalli person me aftësi të kufizuarj, tha djali i saj për TV Rudaw.
Makbule Ozer dhe bashkëshorti i saj 69-vjeçar, Hadi Ozer, u arrestuan në verën e vitit 2018 në qarkun Edremit të provincës Van, me dyshimin se “ndihmuan një organizatë terroriste”, në lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK). Çifti u dënua me dy vjet e një muaj. Ata u arrestuan nga policia më 11 maj.
Dilan Kunt Ayan, avokati i çiftit, apeloi vendimin, duke paraqitur një raport që konfirmonte se Makbule ka një paaftësi prej 52 për qind.
Avokati dhe djali i tyre, Serhat, thanë të mërkurën për Rudaw se një gjykatë turke në Van vendosi ta shtyjë dënimin e Makbules për një vit për shkak të gjendjes së saj shëndetësore.
“Kushtet në burg ishin të tmerrshme. Vdekja është më mirë se burgu,” tha ajo.
Makbule shpesh transportohej në spital pasi nuk mund të duronte kushtet e burgut, tha së fundmi familja e saj.
Arrestimi i të moshuarës kishte zemëruar shumë kurdë të cilët e kritikuan vendimin në rrjetet sociale.
Më 20 korrik 2018, Makbule po trajtonte njerëzit për kockat e tyre të thyera, të përdredhura dhe herniet e kërthizës në shtëpinë e saj në lagjen Edremit të Van si zakonisht. Rreth orës 22:00, një i panjohur trokiti në derën e tyre dhe e pyeti nëse ajo mund ta trajtonte atë për një hernie të kërthizës. Ajo e uroi mirëseardhjen brenda dhe pak minuta më vonë, policia bastisi shtëpinë me arsyetimin se i huaji ishte anëtar i PKK-së.
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…
Arabia Saudite ka njoftuar se një dronë ka goditur të enjten rafinerinë “Samref” të vendit…
Sipas edicionit më të fundit të World Happiness Report, tri vendet më të lumtura në botë…
Punëtorët e South Pars në Iran po paguajnë një faturë të dyfishtë dhe tragjike, duke…