Drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë, është njoftuar nga autoritetet serbe.
Sipas komunikatës së Zyres për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, është hera e dhjetë që i ndalohet Petkoviqit hyrja në Kosovë.
“Autoritetet në Prishtinë mëngjesin e sotëm ia ndaluan vizitën Petkoviqit dhe me këtë i shkelën të gjitha marrëeshjet dhe treguan se për ta nuk ka absolutisht asnjë rëndësi as marrëveshjet e arritura, as procesi i normalizimit të marrëdhënieve, por vetëm krijimi i krizave e tensioneve”, thuhet në komunikatë.
Petkoviq kishte planifikuar të vizitonte patriarkun Porfirije në Patriarkanën e Pejës.
Sipas njoftimit, vizita është paralajmëruar siç duhet, duke respektuar të gjitha marrëveshjet e arritura.
Përveç pjesëmarrjes në ceremoninë e shugurimit të patriarkut u tha se ishte planifikuar edhe një vizitë në manifestimin “Ditët e Moravisë” në fshatin Kufcë e Epërme të Komunës së Gjilanit.
Në njoftim thuhet se për “shkeljen brutale të marrëveshjes, por edhe mohimin e lirive fetare” do të informohet Brukseli zyrtar, por edhe faktorët tjerë ndërkombëtarë.
Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, do të shugurohet në Manastirin e Patrikanës së Pejës në Kosovë më 14 tetor.
Ky akt kryhet një vit e tetë muaj pas zgjedhjes së tij në krye të Kishës Ortodokse Serbe.
Disa shpërthime janë raportuar në kryeqytetin arab Riad mbrëmjen e të mërkurës pak orë pasi…
Policia e Kosovës, ka shpallur në kërkim, Egzon Reshanin, Elson Kuzhninin, Gjon Kuzhninin dhe, Bruno…
Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz, ka konfirmuar vrasjen e Ismail Khatib, ministër i Inteligjencës…
Kryetari i Parlamentit të Izraelit (Knesset), Amir Ohana, gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë,…
Tre shtetas kosovarë kanë humbur jetën si pasojë e shembjes së betonit në një kantier…
Serbia po avancon në sigurimin e industirsë së armatimeve. Është vetë Presidenti i Serbisë, Aleksandar…