Katër persona janë arrestuar e një është ende në kërkim si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, rast ky që tronditi vendin.
Deri tash, është zbuluar identiteti i vetëm një prej të arrestuarve, meqë tre të arrestuarit e tjerë janë të moshës së mitur. Bëhet fjalë për për E. R.
Ky del se ka qenë aktiv goxha në rrjete sociale, sidomos në TikTok. Aty ka publikuar shumë shpesh video, në disa prej të cilave shfaqet edhe me veturën “pickup”, me të cilën dyshohet se e ka marrë të miturën dhe e ka dërguar në një lokacion tjetër nga Dragodani, ku edhe e ka dhunuar.
Në një tjetër video, ai shfaqet në veturë me qindra euro.
Kujtojmë se edhe dy personat e tjerë të arrestuar dje, si të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë, janë të mitur, kanë konfirmuar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës për Gazetën Online Reporteri.net.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…