“Gato Farfán” ose “Jerry”-n, që njihej si trafikanti më i madh referuar drogës që dërgohej në Europë dhe SHBA, është arrestuar nga policia spanjolle.
Bëhet me dije se së bashku me të është arrestuar edhe 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri, i cili ishte pjesë e kartelit të vetëquajtur Nueva Generación Ecuador.
Arrestimi u krye pas hetimeve që zgjatën 18 muaj, në një operacion të përbashkët mes policisë kolumbiane dhe ekuadoriane.
Gjatë operacionit u sekuestruan edhe 319 mijë dollarë, telefona satelitorë dhe pajisje GPS.
Kujtojmë se trafikanti i shumëkërkuar nga Ekuadori me nofkat “Gato Farfán” ose “Jerry” është përgjegjës për disa nga masakrat e ndodhura në burgje në Ekuador vitet e fundit dhe që kanë lënë të vrarë më shumë se 450 të burgosur që nga viti 2020.