Pjesëtari i Grupit Kumanova, Rufki Dogani, ka reaguar pas vendimit për transferimin e e të gjykuarve të Rastit Kumanova në Kosovë.
Dogani përmes një letre publike njoftoi se arsyeja e refuzimit të këtij trasnferimi është se ai nuk do të transferohet në Kosovë si ‘terrorist’.
Madje, ai në letrën e tij, tregoi se si i kishte shkruar letër gjykatës në Maqedoni të Veriut, në të cilën kundërshtonte këtë transferim, por që e njëjta nuk e kishte marrë për bazë atë, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Para festës së Fitër Bajramit, gjej kohën të bëj reagim për një shqetësim dhe padrejtësi që na bëhet ne të gjykuarve padrejtësisht nga ana e gjykatave të RMV, të cilët përpos në salla e gjyqe na neglizhojnë edhe në burg, por këtë radhë jo nga atë të cilët na gjykuan si terrorist por nga ata që na mbajnë si terrorist.
Shqetësimi im lidhet në lidhje me të ashtuquajturën Tranferim i të gjykuarve të Rastit Kumanova në Kosovë, temë e cila akoma është aktualitet në media dhe fushata politike, temë e cila në opinion shitet si lehtësim ose arritje politike, por në thelb në rast se analizojmë këtë gjë, do biem në përfundim se Transferimi në Kosovë me aktgjykim me nenin e terrorist nënkupton kapitullim, kapitullim të kauzës tonë, të drejtës tone të të gjithë kërkesave tona për gjykim ndërkombëtar transparent ku do të nxirren të gjitha faktet pa anashkaluar asgjë.
Une disa herë personalisht jam drejtuar gjykatave dhe institucioneve kompetente në lidhje me transferimin dhe arsyet e mia pse unë jam kundër transferimit, jo se une nuk e dua Kosovën, un me Kosovën jam në mengjës dhe me atë mendim bie të flej në mbrëmje, por e vetmja arsye është se une nuk dua të transferohem në Kosovë si terrorist, kur e di se nuk jam i atillë, dhe me këtë lëvizje shteti i RMV do të mbuloj të gjitha pislliqet dhe pazaret që janë bërë në kurriz tonë si shqiptarë.
Ndoshta e zgjata por qëllimi i këtij shkrimi lidhet me qëndrimin tim në burg, ku siç theksova më lartë përpos shkeljeve në gjykata, mua personalisht me shkelen të drejtat edhe në burg, ku në mënyrë rastësore mësova se një letër që ja kam dërguar gjykatës në Shkurt të 2022, në lidhje me kërkesën time që unë mos të jem pjesë e transferimit, edhe pse gjykata në kohë ka kërkuar nga burgu që të më merret prononcim zyrtar, unë kurrë nuk jam informuar dhe në gjykatë që prononcimi im nuk ka shkuar në lidhje me atë kërkesë, që lë të kuptohet se mos dhënia e pëlqimit tim për transferin është e luhatshme, me një fjalë përdor të gjitha format çnjerëzore që ky transfer të bëhet, me ose pa pëlqimin tonë, te ky shtet ku jemi gjykuar pa fakte të pastroj oborrin e tij nga njerëzit e padëshiruar por njëkohësisht ti tregoj faktorit ndërkombëtar se këta janë ata të cilët nuk pranojnë akuzën por nga ana tjetër ikin në Kosovë si terrorista, por jo unë kërkoj rigjykim të rastit të Kumanovës nga një gjykatë e pavarur ku do të dëgjohet një herë e mirë zëri jonë.
Shpresoj që me anë të këtij shkrimi të dëgjohet zëri jone dhe në pragë të festës së Bajramit të uroj të gjithë besimtarët mysliman ME FAT BAJRAMI, dhe zoti ua pranoft të gjitha lutjet.
Shkup ,20.04.2023, me respekt Rufki Dogani.