Mbrëmë në mesnatë kanë ndodhur të shtëna në lagjen elitare Bardovcë të Shkupit në drejtim të një veture Mercedes, me ç’rast ka mbetur i plagosur Boris Mutkov i njohur me nofkën Fantom.
Atij i janë shkaktuar lëndime dhe është dërguar në spitalin Sistina, por gjendet jashtë rrezikut për jetën. Lidhur me këtë ngjarje është arrestuar 23 vjeçari me iniciale S.E., shkruan Sdk.mk.
Fantom është një nga të pjesëmarrësit e ngjarjeve të dhunshme të 27 prillit, kur sulmuesit u futën në ndërtesën e Kuvendit të Maqedonisë dhe sulmuan deputetët, duke i shkaktuar lëndime të rënda kryetarit të Aleancës, Zijadin Sela.
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se sipas informatave të para, bëhet fjalë për qërim hesapesh mes grupeve.
Po ashtu do të verifikohet nëse ky rast ka lidhje me incidentin e ar matosur të para dy javëve në hotel Aleksandar Palace.
Partia e Gjelbër fitoi zgjedhjet shtetërore në Baden-Wurttemberg më 8 mars 2026, me 30.2 për…
Një rast tronditës ka ndodhur gjatë ditëve të fundit në Rahovec, ku një fëmijë 7-vjeçar…
Prokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab…
Shoqata e Onkologëve të Kosovës (SHOK) ka shprehur shqetësim të thellë për gjendjen aktuale të…
Emisari i posaçëm i presidentit amerikan, Richard Grenell, ka reaguar ndaj një deklarate të presidentes…
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth thotë se objektivat e operacionit ‘Epic Fury’ mbeten të njëjta:…