Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes në Serbi, me të nisur viti 2022, Serbia ka humbur 47 oficerë dhe 24 nënoficerë, ndërsa janë rekrutuar vetëm 17 oficerë të rinj, ka njoftuar Unioni Ushtarak i Serbisë, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.
Ky union lajmëron se Serbia nuk ka ushtri operacionale dhe se brenda pesë viteve kërcënohet me zhdukje të plotë.
Për shkak të personelit tejet të moshuar dhe fluksit të vogël, ushtria serbe nuk ka ka arritur të rinojë veten dhe të zë hapin, përcjell më tej “Danas”.
“Për shka ktë largimit të anëtarëve profesionalë ushtarakë dhe mungesës së ndërgjegjes dhe kujdesit shtetëror, dhe qëndrimit katastrofik të individëve, të atyreve që shteti u ka besuar lidershipin dhe komandën, menaxhaminim e ushtrisë”, shkruhet më tej në listimin e shqetësimeve drejtuar ushtrisë serbe.
“Duke nisur që nga ky vit flluksi potencial i personelit në ushtri është edhe më i ulët, sepse edhe kandidatët më të rinj të cilët kanë pasur për obligim të shërbejnë në ushtri janë të moshuar për t’u pranuar në shërbim ushtarak, si ushtar profesional”.
“Për shkak të këtij fakti, ushtarët në shërbim vullnetar ushtarak, në 90% të rasteve, përjetojnë zhgënjim, dhe pas përvojës rrënuese, ata heqin dorë nga idea e zgjedhes së shërbimin ushtarak si ushtarë profesionalë”, thuhet më tej nga ky union.
Sipas tyre, ministrat paraprap, me biografi kriminale, kanë abuzuar me sistemin e mbrojtjes të ushtrisë eksluzivisht për të përmirësuar vlerësimet në sondazhe politike, derisa kanë rrënuar sistemin ushtarak.
“Derisa brenda pesë viteve ushtria kërcënohet me zhdukje të plotë”, thuhet më tej.
“Pakujdesia, nepotizmi, privitazimi dhe uzurpimi i pozitave të rëndësishme menaxheriale në ushtri, korrupsioni, krimi dhe format më të këqija të shkeljes së ligjit, kanë sjellur faktin se Serbia, fatkeqësisht, sot mund të thuhet se nuk ka ushtri operacionale që mund të t’i përgjigjet detyrës së saj kushtetuese, për të cilën gjë dikush duhet të merr përgjegjësi”, përfundon shkrimi, përcjell “Danas”.